Një i plagosur me armë zjarri mbërrin në spitalin e Beratit, 45-vjeçari është në gjendje të rëndë

56
Sigal

45-vjeçari Xhuljano Goga banues në lagjen “Uznovë”, ka mbërritur i plagosur në spitalin e Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, Goga ka mbërritur në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak dhe nuk ka treguar asnjë detaj rreth ngjarjes.

Ai pritet të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë

Priten informacione të mëtejshme.