Ndërron jetë 20 vjeçari shqiptar,u plagos pasi komplimentoi një vajzë

446
Ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e qytetit të Ternit në provincën e Peruxhias shqiptari 20 vjecar Oltjon Nela, i cili një ditë më parë ishte plagosur me thikë nga shqiptari Mariel Mjeshtri.
Grindja mes tyre kishte lindur në ambientet e një lokali për shkak të komplimenteve të tepërta të viktimës ndaj një vajze që po kërcente.
Grindja mes tyre ka vazhduar dhunshëm në rrugë ku shqiptari Mariel Mjeshtri e ka goditur Oltjon Nelën me thikë në gjoks. Thika ishte me një teh të gjatë 6 cm e pas plagosjes Mjeshtri është larguar duke e lënë viktimën e tij në mes të rrugës.
Kanë qënë kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit .
Qysh në fillim gjëndja shëndetësore e Oltjon Nelas u shfaq e rëndë me dëme cerebrale për shkak të hemoragjisë së madhe që kishte pësuar.
Gjatë natës ai ka ndërruar jetë.
Oltjon Nela jetonte në Itali qysh nga mosha 13 vjec bashkë me familjen. Ai ishte me profesion punëtor.
Nën arrest për këtë ngjarje ka përfunduar jo vetëm autori i krimit por dhe 3 miqtë e tij italianë.
Avokati mbrojtës i Mariel Mjeshtrit ka deklaruar se klienti i tij ka reaguar për vetëmbrojtje.
Sigal