U aksidentua nga një makinë, ndërron jetë i moshuari në Fier

662
Sigal

Një i moshuar u përplas nga një automjet gjatë ditës së sotme në Fier.

80-vjeçari Petraq Shanko u aksidentua nga një mjet tip “Wolksvagen” mesditën e sotme në lagjen “29 Nëntori” teksa kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, është shoqëruar në polici.

Ndërsa i moshuari pasi u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi tu mbijetonte plagëve.