Ndalohen autorët, mbajtën “peng” Gjeçin për 2 orë

491
TIRANE- Parakalimi i gabuar mendohet të jetë shkaku i konfliktit fizik dje në mbrëmje te Farmacia nr.10 në Tiranë, ku u përfshinë personat që ndodheshin në dy automjete. Tre persona që udhëtonin me një automjet tip BMW X6, kanë dalë nga makina dhe i janë drejtuar automjetit tip “Peugeot” 206 me targë AA 588FP dhe pasi e kanë dhunuar personin e identifikuar si Klajdi Gjeci e kanë marrë me forcë drejt makinës së tyre. Fillimisht policia identifikoi pjesërisht targën e makinës X6 si AA777 ndërkohë që mungonin 2 germat e fundit të saj.
Pasi e dhunuan, tre shtetasit e kanë marrë me vete në makinën e tyre shtetasin Gjeci dhe janë larguar në drejtim të malit të Dajtit. Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka angazhuar forcat e policisë në terren, duke ngritur postblloqe përgjatë rrugës në drejtim të Malit të Dajtit.
Rreth dy orë pas pengmarrjes forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur edhe lirimin e shtetasit të marrë peng i cili është marrë në pyetje nga blutë e kryeqytetit, ndërsa janë vënë në pranga 2 nga autorët e rrëmbimit, Klajdi Yzeiraj, 27 vjeç dhe Martin Seferaj, 31 vjeç te dy banues në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim, 31-vjeçari me inicialet E.Y.
Klejdi Gjeci nuk është i panjohur për uniformat blu, pasi rezulton me disa precedentë penal. Ai njihet gjithashtu si miku i Emiljano Shullazit. 
Ngjarja
Ka qenë ora 21:30 e mbrëmjes së djeshme kur disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë Farmacisë nr.10 në Tiranë. Policia bëri me dije se dy automjetet në udhëtim e sipër, kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të Policisë, nga njëri automjet kanë zbritur 3 persona,(nga një mjet i cili u verifikua nga Policia nëpërmjet kamerave të rrugës) ndërsa në automjetin me targa AA 588FP udhëtonte shtetasi me iniciale K.Gj, ndërsa automjeti ndodhet në pronësi të shtetasit D.Ç i cili është marrë menjëherë në pyetje nga Policia.
Gjeçi
Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se Kledi Gjeci është një personazh i njohur për Policinë dhe i njohur si shoku i Emiljano Shullazit. Në maj të këtij viti ai është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi plagosi me levë hekuri 18­ vjeçarin, Mateo Zoga, për motive që ende pritet të sqarohen. Gjeci konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi numëron disa precedentë penale të mëparshëm. Klajdi Gjeçi u lirua nga burgu më 2 shkurt të 2012, pasi Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitjeje”. Ai ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve që Policia e Tiranës ushtroi në banesa të ndryshme të personave me precedentë, në banesën e Klajdi Gjeçit u gjet një pistoletë, për të cilën ai u arrestua. 
Sigal