Muxhahedinët marrin në punë 100 burra nga Manza, ja ç’tregojnë punëtorët

477
Mbi 100 banorë të Manzës janë punësuar në kampin që po ndërtohet për muxhahedinët . Prej 6 muajsh ata punojnë së bashku. Ata thonë se marrëdhënia midis banorëve vendas dhe muxhahedinëve iranianë është shumë e mirë dhe miqësore. 
Enver Axhami banor: “Punoj që nga tetori e deri më tani te muxhahedinët. Janë njerëz shumë të respektuar. Derisa i ka sjellë shteti këtu, duhet t’i ndihmojë dhe t’iu gjejë edhe një vend për varreza. Deri tani, me ne janë sjellë shumë mirë. Janë komunitet shumë i afërt. Edhe ne do t’i respektojmë aq sa na kanë respektuar edhe këta. Përderisa na kanë mbajtur me punë, edhe ne do t’i mbajmë afër. I lutem edhe një herë institucioneve shtetërore, edhe bashkisë, përderisa i ka sjellë këtu, t’iu gjejë edhe një vend për varreza dhe mos t’i kompromentojë me popullin. Se edhe populli i Manzës është shumë popull i mirë, është mikpritës. Por derisa nuk ka vend as për vete për varrezat, i lutem bashkisë të bashkëpunojë për t’iu gjetur varrezat. Muxhahedinët janë njerëz shumë të mirë. Do t’i respektojmë sikur na kanë respektuar.”
Por Mentor Basha, një tjetër punëtor, thotë se shkak i debatit është mungesa e hapësirës në varrezat e fshatit dhe tokës që duan ta shesin banorët.
Sigal