“Mund të dalë jashtë kontrollit!” Vatra e zjarrit në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës, favorizohet nga era e fortë

80
Sigal

Vatra aktive e zjarrit që kishte i rënë prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës, është përhapur ditën e sotme në territorin e Bashkisë Lezhë. Bëhet me dije se flakët e përhapura në disa drejtime për shkak të erës së fortë po rrezikojnë malin e Kreshtës.

Ndërkohë, për shkak të terrenit të thyer malor deri tani ka munguar ndërhyrja dhe autoritetet lokale pritet të kërkojnë ndihmë për ndërhyrje nga ajri.