Koronavirusi në Francë/ Regjistrohen 4 viktima dhe shkon në 204 numri i të infektuarve

433
Sigal

Ka shkuar në katër numri i viktimave në Francë, ndërsa në 204 numri i të infektuarve, nga 191 që ishte ditën e djeshme.

Viktima e katërt është një i moshuar 92 vjeç në Qarkun Morbian, tha qeveria sot.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se Presidenti Francez Emmanuel Macron ka nënshkruar një dekret që detyron të gjitha rezervat të prodhojnë maska mbrojtëse për fytyrën.

Maska do të shpërndahet tek profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit e infektuar me koronavirus, tha Macron në faqen e tij të internetit.

“Masa synon të garantojë sigurinë e popullatës duke treguar që shteti po merr përsipër përgjegjësitë e tij në administrimin e krizës”.