Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Fishtë të Lezhës, ku një motor është përplasur me një automjet.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, janë plagosur 2 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.