Mirditë, tentoi ta përdhunojë, 20-vjeçarja e qëllon disa herë me thikë

518
Një 20 vjeçare nga Mirdita ka qëlluar disa herë me thikë personin i cili akuzohet se tentoi të përdhunote të renë.
Ngjarja ka nodhur në Kodër Rëshen, ku policia sqaron se Severjan Tusha 24 vjeç, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen Manjola Gjonaj, e cila e ka goditur disa herë me thikë në trup këtë shtetas duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.
Pas plagëve të marra shtetasi Severjan Tusha e ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasen Manjola Gjonaj, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në kokë. Shtetasi Severjan Tusha ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë.
Ndërsa Manjola Gjonaj, ndodhet në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën.
Manjola Gjonaj akuzohet për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armevë te ftohta”.
Ndërsa Servjan Gjonaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentative.
Sigal