Mircea, ‘bukuroshja’ luftarake rumune me 8 kombe në bord, bujtëse në portin e Durrësit

521
Sigal

Në Portin e Durrësit prej disa ditësh ndodhet për vizitë anija luftarake rumune, “Mircea”, e njohur ndryshe edhe si “ambasadorja e deteve” për marinën rumune.

Në botë janë vetëm katër anije të ngjashme luftarake të këtij lloji: “Eagle” – SHBA, “Gorch Foch I” (anije muzeum) – Gjermani, “Gorch Foch II” – Gjermani, “Sagres” – Portugali. Në bordin anijes luftarake “Mircea” janë të akomoduar kadetë nga vende të ndryshme të botës: 38 nga Rumania, 43 nga Gjermania, 2 Kina, 2 Britani e Madhe, 2 nga Polonia, 2 nga Bullgaria, 2 nga Turqia dhe 2 nga Ukraina.

Qëllimi i vizitës së anijes “Mircea” në portin e Durrësit është që të rritet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura shqiptare, veçanërisht me Forcën Detare, duke synuar që që prej vitit të ardhshëm kadetë shqiptarë të bëhen pjesë e ekuipazhit të saj dhe të marrin trajnim special, në një mjedis lundrimi multinacional.

Stafi i anijes së bashku me atasheun ushtarak rumun në Shqipëri kolonel Florin Tutuianu, kanë organizuar gjatë këtyre ditëve një sërë aktivitetesh. Më datën 27 gusht komandantët e anijes cdr. Gabriel Moise dhe cdr. Mircea Tarhoaca si dhe kolonel Florin Tutuianu zhvilluan një takim kortezie me Gjeneral Major, Ylber Dodgjani komandant i Forcës Detare, kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjel Dako si dhe prefektin e Durrësit Roland Nasto.

Në datën 28 gusht u zhvillua një ditë e hapur për publikun, me vizita në anije gjatë paradites dhe pasdites. Mbrëmjen e datës 29 gusht në bordin e Mirceas do të jepet një pritje nderi nga komanda e anijes dhe atasheu ushtarak në Shqipëri Florian Tutuiana.

“Mircea” do të largohet nga porti i Durrësit ditën e enjte në mëngjes për të vizituar porte të tjera në rajon si atë të Splitit në Kroaci dhe Souda në Greqi.

Anija do ta mbërrij “në shtëpi” në portin luftarak të Kostancës, Rumani më 20 shtator 218.

ImageImageImageImage