Memaliaj, asgjësohen rreth 13 mijë rrënjë kanabis

449
Vijojnë aksionet anti-kanabis dhe në Memalija janë asgjësuar rreth 13.000 bimë. Lënda narkotike u gjet e kultivuar në vendin e quajtur “Mali i Mukaj”, Luftinjë 2, Njësia Administrative Luftinjë, Memaliaj dhe ishte e ndarë në 7 parcela. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.
Sigal