Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit

315
Sigal

Ndërron jetë teksa ishte duke u larë në det, në Durrës, një pushues 60 vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

“Shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”– njofton policia.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.