Lushnjë, kërkohej për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, pranga 18-vjeçarit

444
Një person i shpallur në kërkim për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lushnjës. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 23 dhjetor 2014, ku 188-vjeçari Orgest Lena ka qëlluar me armë të ftohtë thikë, shtetasin me inicialet Nj.H, 23 vjeç, banues në fshatin Adriatik në Lushnjë.
Ditën e sotme specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, bënë të mundur ndalimin e 18-vjeçarit Orgest Lena, banues po në fshatin Adriatik.
Për këtë ngjarje, nga Lenës Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr 392 datë 10.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal.
Sigal