Librazhd, arrestohen tre persona për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

458
Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit bënë të mundur ndalimin e tre shtetasve, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit: Sali Terziu, vjeç 55, banues në Librazhd, me detyrë, ish-hatograf pranë Z.V.R.P.P Librazhd dhe Jonuz Bardhoshi, vjeç 63, banues në Prrenjas, me detyrë, topograf privat. Mësohet se këta shtetas, u arrestuan nga efektivët e policisë, pasi në vitin 2012 duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet për pasurinë nr.1031 dhe 1032 të shtetasit Abdyl Bahiti, vjeç 56, banues në Librazhd.

Shtetasi Abdyl Bahiti, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi në vitin 2012 ka aplikuar pranë ZVRPP Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit me nr.0381014 datë 12.02.2013, ka firmosur në emër të babait të tij, shtetasit SH.B, i cili bazuar në certifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur më 22.09.1998. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.
Sigal