Laç, vret vëllezërit e plagos 2 kalimtarë, arrestohet autori

404
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Laç, ku si pasojë e një shkëmbimi zjarri kanë humbur jetën dy vëllezër. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima të të shtënave kanë mbetur vëllezërit Preng dhe Gent Cara. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në stacionin e furgonëve të qytetit, ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një fëmijë. Burimet shtojnë se uniformat blu, me të mbërritur në vendngjarje, nuk kanë vonuar të identifikojnë autorin e krimit të dyfishtë, i cili tashmë është arrestuar. Sipas burimeve, ai është identifikuar si Altin Piroli, i njohur si person me probleme mendore, por edhe si i njohur i viktimave.  Si Piroli ashtu edhe vëllezërit Cara rezulton të jenë nga fshati Zhejë i Kurbinit, saktësojnë më tej burimet policore. Në një ngjarje të ngjashme muajin e kaluar humbën jetën dy persona, të cilët u masakruan me breshëri kallashnikovi, në urën e Milotit, në rrugën e vjetër Lezhë-Laç.