Kush është i vrari Ajet Zeqaj dhe karriera e tij në polici

414
Shtetasi Ajet Zeqaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në zonën e ish-bllokut kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer në Shqipëri. Ai jetonte prej disa vitesh në qytetin Lilë të Francës. Ai ishte 35 vjeç dhe më parë në Shqipëri kishte mbuluar disa detyra në Policinë e Shtetit. Nga Qesarati i Tepelenës, Zeqaj i cili kishte vetëm 20 ditë që kishte ardhur nga Franca, e ka nisur fillimisht karrierën si ushtarak i forcave speciale në Ministrinë e Mbrojtjes. Ku nga viti 1996 deri në vitin 1998 ka qenë pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 Zeqaj ka punuar si polic i antikrimit. Në vitet 2001-2002 ka punuar në Policinë Rrugore. Ndërsa pas shkëputjes nga radhët e policisë ka punuar si agjent i sigurisë në supermarkete.
Sigal