Kukës, dhunon bashkëshorten, pranga 44-vjeçarit

499
Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Kukësit kanë arrestuar në orët e fundit një 44-vjeçar për dhunë në familje. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Afrim Tusha, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, vijojnë burimet, 44-vjeçari e ka kanosur disa herë bashkëshorten që ajo të mos kallëzonte në polici dhunën e ushtruar prej tij. Tashmë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale “dhunë në familje”, saktësojnë më tej burimet.
Sigal