Bie zjarr në Portëz të Fierit, flakët përfshijnë kodrën me ullinj e shkurre

211
Sigal

Një vatër zjarri ka rënë këtë pasdite në Portëz të Bashkisë së Fierit.

Raportohet se nga flakët, është përfshirë një kodër me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje kanë shkuar 2 zjarrfikëse, por edhe banorët e zonës janë duke punuar me shuarjen e flakëve të zjarrit.

Terreni i vështirë dhe flakët favorizohen edhe nga era, që po fryn këtë pasdite.