Kuçovë/ Po rregullonte makinën, përfundon në spital 40-vjeçari

53
Sigal

Një 40-vjeçar nga Kuçova është dëmtuar ditën e sotme duke rregulluar një automjet.

Burmet polciore bëjnë me dije se shtetasi me iniciale L.N, ka qenë duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, por makina ka lëvizur dhe e ka dëmtuar në kurriz.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Mbreshtan, në ambientet e një guroreje, shtetasi L. N., rreth 40 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriko. Ky shtetas ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.