Rrëzohet avioni në Turqi, humbin jetën 2 persona

85
Sigal

Dy persona humbën jetën pasi një avion ra në Bursa të Turqisë. Një avion me një motor ra në një zonë të zbrazët pranë një uzine të gazit natyror në rrethin Osmangazi, tha guvernatori i Bursës Yakup Canbolat.

Avioni ishte nisur në një fluturim stërvitor nga Pamukova në provincën fqinje Sakarya.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje pasi stafi në uzinën e gazit njoftoi autoritetet për rrëzimin. Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por hetimet janë në vazhdim.