Krim tjetër brenda familjes, djali masakron me thikë prindërit në Durrës

391
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Një i ri ka qëlluar disa herë me thikë prindërit e tij duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Neziri në hyrje të qytetit Durrësit. Raportohet se dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Autori është identifikuar si Hajri Neziri, 25 vjeç.

 

Burime nga vendngjarja flasin për një masakër të vërtetë. Dëshmitarët pohojnë se burrë e grua janë nxjerrë të gjakosur dhe janë në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që autori ende nuk është ndaluar.