Presidenti Meta takon homologun e Hungarisë

505
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë vizitës në Hungari është takuar me homologun Janos Ader. Dy presidentët kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

“I nderuar dhe i privilegjuar të vizitoj Hungarinë mike dhe të bisedoja me Presidentin Janos Ader.  E falenderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës evropiane të vendit tonë. Shprehëm bindjen për të ardhmen e shkëlqyer dhe premtuese të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Hungarisë”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.