Krim brenda familjes në Peqin, babai vret djalin me pistoletë

501
Një 70-vjeçar i ka marrë jetën djalit të tij në Peqin. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme në fshatin Paulesh, ku Ismail Bahja ka vrarë me armë zjarri të birin në banesën e tij.
Nga plumbat e dalë nga pistoleta TT e të atit, 33-vjeçari Elton Bahja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes së rëndë si dhe ka sekuestruar armen e krimit.
Nga hetimet paraprake, blutë bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. 70-vjeçari ka qëlluar të birin në konflikt e sipër.
Bahja ka pranuar vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer këtë akt tragjik pasi sipas tij djali i tij 33-vjeçari Elton Bahja donte të helmonte atë dhe bashkëshorten e tij.
Sigal