Korçë/ Merr zjarr tarraca e një objekti 4 katësh në afërsi të lagjes së SMT

61
Sigal

Merr zjarr tarraca e një objekti 4 katësh në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës.

Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt, ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike.

Zjarri është izoluar e po punohet për fikjen totale të tij.