Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maliq-Korçë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit. Deri më tani nuk dihet fati i shoferit, i cili është identifikuar me emrin Gjergji Elmazi, ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të Policisë dhe Zjarrfikësja.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit. Ndërkohë, pritet që në vendin e ngjarjes të shkojnë palombarëve për të vijuar kërkimet, pasi dyshohet se shoferi është mbytur.