Korçë, gjendet i vetëvrarë në banesë shefi i antidrogës

458
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Korçës. Shefi i antidrogës në Komisariatin e Policisë Korçë është gjetur i vrarë në banesën e tij.
Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se, Erion Bino ka vrarë veten me armën e shërbimit.
33-vjeçari ishte në këtë post që prej një viti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që mund ta kenë detyruar Binon të kryejë këtë akt.
Sigal