Tetë anëtarë të familjes Lala humbën jetën nga tërmeti, nesër mbahen homazhet

695
Sigal

Një tragjedi e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në familjen Lala, e cila jetonte në banesën e saj në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Familja Lala bëhet me dije se ishte me origjinë nga Dibra, por jetonte prej vitesh në qytetin bregdetar. Banesa e tyre u shemb dhe për rrjedhojë kanë humbur jetën tetë anëtarë të familjes.

Bëhet me dije se nesër më datë 30 nëntor do të bëhen homazhe në pallatin e Kulturës në Durrës për familjen Lala, ndërsa varrimi do të zhvillohen në orën 11.00.

Pikërisht, ditën e nesërme, iu jepet lamtumira Sahadetës, Ilirit, Marjetës, Griseldës, Amalias, Emiljos, Dionisës dhe Enisit.