Konfliktohen për motive të dobëta tre të rinj në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

96
Sigal

Tre të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta në Kombinat dhe për pasojë ka ngelur i dëmtuar njëri prej tyre.

Policia po punon për sqarimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.