Kokaina në Durrës, nis seanca gjyqësore me dyer të mbyllura për dy të arrestuarit

548
Ka nisur seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve, pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte me një kontejner nga Kolumbia. Prokuroria ka kërkuar që seanca ndaj dy të arrestuarve Donaldo Lushaj, 25 vjeç dhe Armando Pezaku, 25 vjeç të zhvillohet me dyer të mbyllura. Por avokati i Donaldo Lushaj ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur.
Sigal