Kokaina në Durrës, mediat greke: Mafia shqiptare trafikoi 700 kg, i përfshirë një importues i njohur

372
Sigal

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja mbi operacionin e zhvilluar pak ditë më parë, dhe ku u sekuestrua një sasi e madhe kokaine që kishte si destinacion portin e Durrësit.

Informacioni fillestar mbërriti në Autoritetin e Selanikut në natën e 2 gushtit, dhe prej atëherë është kapur në total një sasi që llogaritet të shkojë në 700 kilogramë kokainë.  Një person i panjohur denoncoi fillimisht se në një frigorifer janë gjetur 47 pako me 51 kg kokainë.

Që nga sekuestrimi i parë, më 3 gusht, hetimet sekrete janë kryer në Pire dhe në Selanik deri më tani, qindra kontejnerë janë kontrolluar nga Ekuadori me pajisje me rreze x, dhe Policia, Autoriteti Portual, NSH dhe OST kanë zënë vend.

Mësohet se 100 kilogramë kokainë janë gjetur në kontenierët e një prej kompanive më të njohura që tregton banana në të gjithë botën.

Mediat greke raportojnë se pas trafikut të kësaj sasie të madhe kokaine fshihet mafia shqiptare, që operon kryesisht në qytetet e Fierit dhe të Elbasanit.