VIDEO/ Transportonin refugjatë mes dengjeve me kashtë, 3 të arrestuar

90
Sigal

Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policsë pasi u kap duke transportuar 17 refugjatë, të cilët ishin fshehur në karrocerinë e automjetit mes dengjeve me kashtë.

Sakaq, u vunë në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për të shmangur shërbimet e Policisë. Njëri nga këta shtetas, pas kapjes në flagrancë, kallëzoi me identitet të rremë në Polici, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Si rezultat i operacionit  policor “Perimetri 200”  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:   D. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq; B. K., 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec; A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”),“ njofton policia.

“Policia, në afërsi të rezervuarit të fshatit Blacë, Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit D. K., që drejtonte automjetin furgon tip “Ford”, në karrocerinë e kamufluar të të cilit u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës 1000 euro për person, iu ishte premtuar transportimi në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me pasagjer shtetasin A. B., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 28-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme“, shtuan të njëjtat burime.