Armata Kolumbian njoftoi ditë më parë se 613 kg kokainë të sekuestruara nga polica në portin e Durrësit, i përkisnin bandës famëkeqe “Clan del Golfo”.
Megjithatë deri më tani të arrestuar për këtë ngjarje, janë vetëm menaxheri dhe shoferi i firmës “Arbri Garden”.
Clan del Golfo është e njohur në Kolumbi si organizata e madhe kriminale me mbi 3000 anëtarë, lideri i të cilës është Dario Antonio Usuga.
Kapja e kësaj sasie droge në Durrës ka bërë të rriten dyshimet se ka një bashkëpunim mes kësaj bande dhe mafies shqiptare
Si lindi “Clan de Golfo”?
Në fillim kjo bandë quhej “Los Urabenos”, emër të cilin e mori nga Urabá, një rajon veriperëndimor i Kolumbisë pranë kufirit panamez, shumë i dashur nga trafikantët e drogës pasi ofron qasje në brigjet e Karaibeve dhe Paqësorit nga porti i Antioquia dhe Chocó.
Kryesisht grupi është i përkushtuar ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës. Anëtarët e grupit udhëheqës janë vetë trafikantë ndërkombëtarë që menaxhojnë rrugët e tyre. Megjithatë, rrjeti në tërësi është më shumë një ofrues shërbimi për trafikantët e pavarur të drogës. Grupi kontrollon territoret dhe rregullon ose drejton tregun bazë të kokainës, shoqëron dërgesat përgjatë korridoreve të trafikimit ndërkombëtar, siguron qasje ose mbrojtje për laboratorët e përpunimit dhe siguron shërbime magazinimi dhe dërgimi në rajonet bregdetare dhe kufitare.
Këto grupe janë zgjeruar në minierat e paligjshme, zhvatjen dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe ata drejtojnë ose marrin një pjesë të fitimeve nga aktivitetet e tjera kriminale që ndodhin në territoret e tyre.
Departamenti i Thesarit në SHBA e vendosi ‘Clan del Golfo’ në listën e organizatave të narkotrafikut ndërkombëtar në maj të vitit 2013.
Themeluesi i grupit Juan de Dios Usuga u vra nga forcat e armatosura kolumbiane në 1 janar 2011 gjatë një aksioni. “Clan del Golfo” shpalli nisi një seri sulmesht të dhunshme ndaj forcave të policisë dhe me shpërndarjen e fletushkave ku theksonin kontrollin e tyre ndaj territorit, duke shkaktuar një mbyllje e veprimtarive tregtare dhe të pezullimit të transporteve publike për 48 orë. Gjithashtu banda sinjalizoi synimin e tyre për t’u përgjigjur në mënyrë agresive ndaj vdekjes së liderit të tyre, kur ofruan publikisht një shpërblim prej 1,000 dollarë për secilin polic të vrarë në Antioquia.
Komandanti i dytë i “Clan de Golfo” alias “Gavilán” u vra më 1 shtator 2017. Tre udhëheqësit e mbetur janë ende të lirë “Otoniel”, Carlos Moreno ose alias “Nicolás” si dhe Aristides Meza alias “El Indio”.