Kërkohej për 6 kg kokainë, kamionisti shqiptar dorëzohet në polici

243
Sigal

Gjatë ditës së djeshme në Como, një shofer kamioni 46-vjeçar me origjinë shqiptare dhe me banim në provincën e Como, të cili në korrik 2019 iu gjetën 6 kg kokainë e fshehur në dyshemenë e makinës që po drejtonte, u shfaq papritur në stacionin e policisë Corso Cairoli.

Dhjetorin e kaluar burri u shpall fajtor dhe u dënua nga gjykata e Bolzano me 4 vjet e 8 muaj, për ndalim për qëllime të tregtimit të drogës, rapotron Ilgiorno.Por 46-vjeçari shpëtoi nga dënimi, deri dje, kur u paraqit para komisariatit.

Karabinieri që e mirëpriti, pasi e vërtetoi se ai ishte burri që kërkohej, mbi të cilin vuhej dënimi, mori urdhrin dhe e ekzekutoi atë duke e deklaruar burrin në arrest, i cili më pas u dërgua drejt burgut.