Kërkohej në gjithë Evropën, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

602
Sigal
Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Savona, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Në pranga ka përfunduar shqiptari me inicialet P.L, pasi kërkohej nga policia e Belgjikës për disa akuza, mes të cilave edhe për krime ndaj pronës.

22-vjecari është arrestuar mbrëmjen e kaluar dhe u transferua në burgun e Gjenevës në pritje për t’u ekstraduar drejt Belgjikës.

Gjithashtu autoritetet po hetojnë nëse shqiptari ka kryer vepra penale dhe në Itali.