Kavajë, arrestohet për mashtrim oficeri i kredisë

2208
Sigal

Peqin, tenton të vrasë gruan në spital, kapet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë mëngjesin e djeshëm pasi dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar 45-vjeçari, Nazmi Bakalli pasi prej më shumë se dy vitesh dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij Sh.Bakalli 40 vjeç, me banim në Peqin, nënë e dy fëmijëve. Gjithashtu mësohet  se gruaja gjendej në spitalin e Peqinit  në gjendje shoku pasi kishte arritur t’i shpëtonte dhunës që bashkëshorti i saj ushtronte sistematikisht mbi të. Menjëherë pasi ka arritur në spitalin e Peqinit, gruaja ka bërë kallëzim penal ndaj burrit të saj, Nazmi Bakallit pasi ai kishte vite që e keq trajtonte dhe gruas ju sos durimi. Siç duket, ky veprim e ka bërë të reagojë keq bashkëshortin e saj, i cili sapo u njoftua për kallëzimin penal shkoi në vendin ku po kurohej e shoqja dhe tentoi ta vriste atë me një mjet të mprehtë. Kanë qenë forcat e policisë së Peqinit, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe i kanë shpëtuar jetën gruas nënës së dy fëmijëve. Mësohet se, bashkëshorti dhunues 45-vjeçar ndodhet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Peqinit, ndërkohë që, materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Era Cela

 Era e fortë në Velipojë, shkëputet çadra, vdes 9-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Velipojës, ku një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën, pasi u godit nga një çadër, që u shkëput nga rëra si pasojë e erës së fortë. Nga burime të policisë së Shkodrës mësohet se në momentin e ngjarjes fëmija ishte me familjen në bregun e detit, ndërkohë që është goditur në kokë nga një çadër. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se fëmija fillimisht ka humbur ndjenjat dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të humbjes së gjakut.

 Konflikti për pronën, plagosen 3 vëllezër në Mirditë

  Konflikti për pronësinë ka shkaktuar plagosjen e radhës në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prosek, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre vëllezërit Albert, Besnik dhe Simon Lleshi, përkatësisht 44, 27 dhe 42 vjeç, të cilët janë sulmuar me granatë.  Ngjarja ndodhi pas një sherri që vëllezërit patën me bashkëfshatarët e tyre, 67- vjeçarin Kol Deda dhe djalin e tij Gëzim Deda. Mësohet se këta të fundit kanë përdorur një granatë, e cila fatmirësisht ka shkaktuar dëmtime të lehta të tre vëllezërit Lleshi, të cilët janë shoqëruar në polici. Në pranga është vënë 67-vjeçari Deda, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij.

 Aksident në Fushë- Krujë, plagosen rëndë 4 persona

 Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz. Sipas policisë një automjet tip “Benz” me targa greke, në përpjekje për të parakaluar është përplasur me një tjetër mjet. Ky i fundit ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë 4 personat që udhëtonin me dy automjetet, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Paraprakisht dyshohet se, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit me targa greke.

 Ikën i nxehti afrikan, reshjet e shiut “pushtojnë” vendin

Pas ditëve të nxehta të verës me temperatura mbi 35 gradë, si pasojë e prekjes së vendit tonë nga vala e të nxehtit afrikan, kryeqyteti dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga reshje shiu. Që prej pasdites së djeshme është vënë re një mot i vranët, ndërkohë që, reshjet e shiut filluan ditën e djeshme në disa qytete të vendit, nga veriu e deri në zonat bregdetare të jugut. Mesditën e sotme reshjet e shiut kanë filluar edhe në Tiranë. Kjo tablo sinoptike shoqërohet edhe me rënie të temperaturave, me 10 gradë, rrjedhojë e pranisë në rajon të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Në ditët të vazhdim moti do të jetë me vranësira.

 Kavajë, arrestohet për mashtrim oficeri i kredisë

Policia e Kavajës në sajë të operacionit të koduar “Kredia Fallco” ka arrestuar një oficer kredie pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas policisë është arrestuar shtetasi Daut Beu, 59 vjeç pasi ndaj tij janë regjistruar 7 posedime penale nga qytetarë të qytetit të Kavajës, për vjedhje, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg “. Ndërkohë lidhur më këtë serial mashtrues, Policia e Tiranës, u kërkon qytetarëve të Kavajës, të depozitojnë kallëzimet e tyre nëse kanë pasur kontakt me këtë shtetas për çështje kredie, duke u paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kavajë. Materialet shtesë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim i dokumenteve.