ZYRTARE/ Publikohet struktura e arsimit parauniversitar për vitin e ri shkollor 2012-2013
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditën e djeshme ka paraqitur strukturën arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2012-2013. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, semestri i parë fillon më 10 shtator 2012 dhe mbaron më 23 janar 2013. Semestri i dytë fillon më 28 janar 2013 dhe mbaron më 7 qershor 2013. Ndërkohë që, porsa i përket pushimeve, MASH ka vendosur që të bëhen sipas këtyre periudhave. Periudha e parë, fillon më 24 dhjetor 2012 dhe mbaron më 6 janar 2013. Periudha e dytë, fillon më 24 janar 2013 dhe mbaron më 27 janar 2013. Periudha e tretë, fillon më 27 mars 2013 dhe mbaron më 31 mars 2013. Ndërsa provimet e Lirimit zhvillohen në periudhën 10 – 21 qershor 2013.
1. ARSIMI BAZË:
Klasa | Mësim | Festa | ||
Sem. I | Sem. II | Gjithsej | ||
I – IX | 18 javë | 17 javë | 35 javë | 7 ditë |
2. ARSIMI I MESËM a. Gjimnazi
Klasa | Mësim | Provime të Maturës Shtetërore | Festa | ||
X -XI | 36javë | – | 7 ditë | ||
XII | 34 javë | 5 javë | 7 ditë | ||
Shkollat e mesme artistike 3-vjeçare dhe koreografike | |||||
Klasa | Mësim | Praktikë e grupuar | Provime: Matura Shtetërore | Festa | |
X – XI | 34 javë | 2 javë | – | 7 ditë | |
XII | 34 javë | – | 5 javë | 7 ditë | |
c. Shkollat e mesme artistike 4-vjeçare
Klasa | Mësim | Praktikë e grupuar | Provime të Maturës Shtetërore | Festa |
X – XII | 34 javë | 2 javë | – | 7 ditë |
XIII | 34 javë | – | 5 javë | 7 ditë |
d. Shkollat e mesme sportive
Klasa | Mësim | Praktikë e grupuar | Takime Sportive | Festa |
X | 34 javë | 2 javë | 3 javë | 7 ditë |
XI – XII | 32 javë | 4 javë | 4 javë | 7 ditë |
e. Arsimi profesional
• Struktura (2+1+1)
Klasa | Mësim | Gjithsej |
Provime përfundimtare të Nivelit |
Festa |
X | 36 javë | 36 javë |
– |
7ditë |
XI – XII | 34 javë | 34 javë |
2 javë |
7 ditë |
XIII | 32 javë | 32 javë |
2 javë |
7 ditë |
• Struktura 2+2
Klasa | Mësim | Gjithsej |
Provime përfundimtare të Nivelit |
Festa |
X | 36 javë | 36 javë |
– |
7ditë |
XI | 34 javë | 34 javë |
2 javë |
7ditë |
XII | 36 javë | 36 javë |
– |
7ditë |
XIII | 32 javë | 32 javë |
2 javë |
7 ditë |
• Struktura 4 vjet bllok
Klasa | Mësim | Gjithsej |
Provime përfundimtare të Nivelit |
Festa |
X -XII | 36 javë | 36 javë |
– |
7ditë |
XIII | 34 javë | 34 javë |
2 javë |
7ditë |
Struktura e arsimit të mesëm me kohë të pjesshme (SHMKP): • Gjimnazi | ||||
Klasa | Mësim | Gjithsej | Festa | |
X -XI | 36 javë | 36 javë |
– |
7ditë |
• Arsimi profesional | ||||
Klasa | Mësim | Gjithsej |
Provime përfundimtare të Nivelit |
Festa |
X -XI | 36 javë | 36 javë |
– |
7ditë |
Box
Regjistrimet dhe pajisja e nxënësve me tekste shkollore
Regjistrimet e nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar të fillojnë më datën 29.08.2012 dhe të mbyllen në datën 09.09.2012 për arsimin bazë dhe gjimnazin, ndërsa në datën 30.09.2012 për arsimin profesional me kohë të plotë. Në datën 15.10.2012 do të jetë për arsimin profesional me kohë të pjesshme. DAR/ZA-të, në bashkëpunim me pushtetin vendor, të sigurojnë regjistrimin e nxënësve në përshtatje me vendbanimin e tyre. Regjistrimi i nxënësve të arsimit bazë, që vijnë nga shkolla të tjera, të bëhet me fletëpranim dhe fletëshpërngulje, të cilat do të evidentohen me rigorozitet në balancimin e kontingjentit të nxënësve. DAR/ZA-të, sipas afateve të përcaktuara në formularin operativ “Lëvizja dhe balancimi i kontingjenteve të nxënësve” dhe detyrimeve për reduktimin në zero të braktisjes shkollore, të dërgojnë në MASH të dhënat mbi lëvizjet e nxënësve të arsimit bazë.
DAR/ZA-të të marrin masa që:
Drejtoritë e shkollave të monitorojnë pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore dhe të informojnë DAR/ZA-të për ecurinë e procesit. DAR/ZA-të të njoftojnë zyrtarisht Komisionin e Miratimit të Teksteve (KMT) në MASH për ecurinë e procesit të furnizimit të nxënësve me tekste shkollore si dhe problematikat e mundshme (mungesë tekstesh, shitje librash jashtë katalogut, shitje pa faturë etj.). Drejtoritë e shkollave të fillojnë punën që në ditët e para të fillimit të vitit shkollor për zbatimin e Udhëzimit të përbashkët të MASH-it dhe Ministrisë së Financave Nr. 15, datë 28.05.2010 “Për procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve të arsimit parauniversitar dhe universitar”.
Procedurat për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës
Universiteti i Tiranës për vitin e ri akademik ofron mundësi transferimi studimesh midis programeve të të njëjtit cikël, si dhe nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë. Procedura për aplikim për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2012-2013, është:
1.Aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së (nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht nga këto institucione).
2.Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 27.08.2012 deri në datë 17.09.2012.
Box
Dokumentet që duhen për transferim:
-Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti
-Plani dhe programi i studimit
-Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë)
-Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
-Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri
-Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
-Fotokopje e kartës së indentitetit
-Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do t’a gjeni pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim).