Kapet banda e drogës, në pranga edhe 2 femra

491
Policia italiane ka njoftuar shkatërrimin e një bande italo­shqiptare e trafikut të kokainës. Sipas mediave italiane, ka qenë prokuroria e Parmës që pas hetimeve ka lëshuar 9 urdhër arreste për pjesëtarët e bandës, 8 prej të cilëve shqiptarë. Mes shqiptarëve të arrestuar, dy janë femra. Banda akuzohet se kontrollonte trafikun e drogës në provincën e Parmës. Operacioni që coi në arrestimin e trafikantëve ishte i koduar “Lumi i madh” dhe u finalizua pas një sërë hetimesh policore. Boshti i rrjetit ishin dy familje shqiptare. Ata ndihmoheshin nga shitës dhe dy italianë që vepronin si shoferë për transportin e drogës. Në pranga janë vënë shqiptaret H. M. 33­vjec; H. Y., 57 vjec; K. A., 41­vjec;K. E. 35­vjec; R. D., 25 vjec; G.U. 33­vjec dhe N. A. 42 vjec. Gjatë hetimeve ishin ndaluar edhe tre korrierë, dy italianë dhe një shqiptar.
Sigal