Kapet 1.3 tonë ko’kainë në Itali, në pranga katër shqiptarë

132
Sigal

Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza e Barit sekuestroi rreth 1 ton kokainë të transportuar nga një anije tregtare e zbarkuar në portin e Savonës.

Nga hetimet e kryera rezulton se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore-jugore ndërsa janë arrestuar katër shqiptarë të cilët dyshohen si të përfshirë.

Gjatë aksionit u sekuestruan 741 pako kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura në “karinat” e motorëve të anijes, me një peshë totale mbi një ton.

Operacioni është zhvilluar që më 2 janar, i cili bëri të mundur arrestimin e katër shqiptarëve dhe sekuestrimin e 3.5 kuintalëve kokainë.

Pas arrestimit të shqiptarëve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor.