Ylli Asllani fton shqiptarët në Greqi: Takim me Berishën në Selanik më 27 prill

48
Sigal

Sekretari për çështjet vendore të PD–së ,Ylli Asllani  ka bërë një thirrje të hapur për pjesëmarrje masive në takimin që do të mbahet më 27 prill në Selanik, në orën 11:00, në ambientet e Imperial Port.

Në një deklaratë të gjatë, ai e cilëson këtë vizitë të Sali Berishës si një moment historik më shumë sesa elektoral, duke e parë si preludin e fitores së së djathtës dhe rikthimit të Shqipërisë në rrugën drejt vlerave demokratike.

Asllani u bën apel shqiptarëve në qytetet e Greqisë së Veriut që të bëhen pjesë aktive e fushatës dhe të kontribuojnë në projektin për Shqipërinë Madhështore, përballë asaj që e cilëson si “12 vite kllounadë të qeverisë Rama”

. Ai përmbyll thirrjen me mesazhin: “O sot, o kurrë!”

Ylli Asllani:

Berisha në Selanik më 27 Prill
Ora 11:00, në Imperial Port – Selanik!
( Ftesë dhe një mesazh për miqtë e mi demokratë në Selanik, Vollos, Veria, Ekaterini, Larisa, Qato, Kozani, Serres Kavalla e gjithë Greqinë e Veriu!)
Të dashur miq,
Paraprakisht do thoja se më shumë se momentit ekektoral kjo vizitë i përket historisë!
Kudo ku jeni mblidhuni të takohemi e të bisedojmë si shqiptari me shqiptarin projektin për vendin e liderit tonë historik, Prof. Dr Sali Berishës!
Jam i bindur se shqiptarët e Selanikut do të kontribojnë në rikthimin e të djathtës!
Në traditën e rajonit ku banojnë, ata do të japim një shfaqje të kulturuar mbështetje dhe pjesëmarrje si asnjëherë më parë!
Fushata e PD po rritet çdo ditë e më shumë! Demokratët po i japin përmasa gjeografike dhe në diasporë aksionit të tyre për rrëzimin me votë të sektit Rama që ka marrë peng Shqipërinë!
Preludi zyrtar i fushatës së PD në Selanik është një sinjal fitoreje për të gjithë shqiptarët e Greqisë!
Si kordinator i PD për Greqinë, ju ftoj të bëheni promotorë të fitores së 11 Majit!
Këshilli Drejtues i Selanikut dhe mijëra antarë të PD aty janë shëmbulli më i mirë i vlerave demokratike, cilësive qytetare dhe përkushtimit atdhetar!
Shqipëria ka nevojë për ju, për shpirtin tuaj të lirë, idetë, aftësitë dhe potencialin tuaj evropian!
Në një vend pa program politik e në rënie të lirë, projekti Berishës për shpëtimin e vendit është e vetmja garanci!
Ndaj ejani dhe të diskutojmë së bashku e të plotësojmë platformën për Shqipërinë madhështore!
Të dashur bashkatdhetarë!
Kemi hyrë në fazën e finalizimit të realizimit të projektit për Shqipërinë Madhështore!
Pas festës së Pashkëve, faktori shqiptar në Greqi duhet të rikthehet sërish në 11 Maj në Atdhe me misionin të ndryshojë fatet e vendit!
Në këto pak muaj fushate demokratët e Greqisë dëshmuan se ëndrra për liri dhe Shqipëri të vlerave dominon ndërgjegjen e çdo qytetari edhe në diasporë!
Takimi i Athinës dhe qindra të tjerë, të cilët janë realizuar anembanë Greqisë kanë treguar se shpirti demokrat është rizgjuar dhe ngelet më i fortë se kurrë tek çdo shqiptar!
Pas kllounadës 12 vite të Ramës, shqiptarët po binden se qeveria dhe bëmat e tij tragjikomike janë pengesa e vetme në rrugën e tyre drejt prosperitetit dhe komunitetit evropian!
Pamundësia fizike e mendore e Ramës për të argumentuar dështimet, si dhe mungesa e një projekti të tij për të plotësuar pritshmërinë e qytetarëve, janë dy arsye që dëshmojnë mungesë vizioni, difekt karakteri dhe paaftësi lidershipi të Kryeministrit aktual!
Arsyet për largimin e Ramës po shtohen edhe më tepër nga produktet të tij si shpopullimi, korrupsioni masiv, varfëria e kontrasi i madh shoqëror, kapja e drejtësisë, trafiqet e paligjshme, falimenti fshatit dhe antivlerat njerëzore të qeveritarëve!
Të dashur shqiptarë në Greqi!
E djathta dhe Berisha po rikthehen të sigurtë dhe në formën më njerëzore!
Tashmë askush nuk mund të ndalë ortekun e demokratëve në aspiratën e tyre normale për Shqipërinë Madhështore!
Bashkohuni rreth tyre dhe njoftoni çdo demokrat dhe këdo që e quan veten shqiptar të hapim se bashku një faqe të re për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë secilit prej nesh!
Duke votuar 1-shin do ja dalim!
O sot o kurrë!