Kapen në kufi tre shqiptarë për trafik droge dhe pastrim parash, si ra policia greke në gjurmët e tyre pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Italia

142
Sigal

Policia greke ka vendosur në pranga tre shqiptarë të cilët kërkoheshin nga autoritetet italiane dhe greke për trafik droge dhe pastrim parash.

Dy prej shqiptarëve janë arrestuar në Kakavijë pasi janë konstatuar se ndaj tyre ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritetet italiane.

Arrestimi është bërë nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar me 6 vjet e 9 muaj burg për trafik droge ndërsa tjetri i dënuar me 1 vit 8 muaj burg për pastrim parash dhe grabitje.

Shqiptari i tretë që është vendosur në pranga nga policia greke është një 38-vjeçar i cili kërkohej për trafik droge. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga prokuroria e Selanikut për trafik droge.

38-vjecari u arrestua nga sektori i kontrollit të pasaportave të Kapshticës në bashkëpunim me policinë e Follorinës pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Selanikut për trafik droge.