Kapen 65 kg kanabis në Podgoricë, ishte nisur nga Shqipëria, dy të arrestuar

122
Sigal

65 kg kanabis janë kapur në Podgoricë, ndërsa kanë rënë dy persona në pranga. Mediat vendase raportojnë se kanabisi ishte nisur nga Shqipëria.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, janë ndaluar dy makina, një tip ‘Skoda’ dhe një ‘Renault’ dhe u gjet një thes me kanabis, e cila u sekuestrua nga policia.

Në pranga kanë rënë dy personat e identifikuar me inicialet A.D dhe I.D, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale ‘mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike’.