”Kam ardhur të dorëzohem”, dy efektivët e policisë zbulojnë fjalët e Fadil Kasemit pasi vrau gjyqtaren

494
Sigal

Vijon procesi për Fadil Kasemin tek Krimet e Rënda, ndërsa sot kanë dëshmuar dy efektivët e policisë të Komisariatit nr.1 Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj. Kasemi akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Fildes Hafizi.

Kosta dhe Murataj janë dy policët që kanë pasur kontaktin e parë me Kasemin kur ai mbërriti në polici pas vrasjes.

Fjalia e parë e Kasemit para policëve: Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorëzohem.

Kosta dhe Murataj janë shprehur: Pamë  një person të armatosur në oborrin e komisariatit. Kishte në një dorë armën dhe tjetrën krëhërin