Ja si i pastrojnë shqiptarët paratë që vijnë nga droga

463
Gjatë kësaj jave policia italiane goditi një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga përfunduan 29 persona (dy në arrest shtëpie sipas ligjeve italiane), ndërsa operacioni i koduar “Dexter” u shtrij edhe në Shqipëri. Grupi fuste kokainë nga Holanda në për në tregun italian. Ndërkohë hetimet kanë treguar se shqiptarët po dominojnë këtë linjë (Holandë-Itali) pasi paguhen më pak për transportin e lëndës narkotike, që bëhet me kamionë. Gjithashtu pas operacionit “Dexter”, prokurorët italianë kanë thënë se pastrimi i parave të trafikantëve të kokainës ka përfunduar në Asti, me blerjen e pronave. Duke investuar në këto “lavatriçe”, gjithçka më pas del e “pastër”. Tjetër rrugë e pastrimit të parave të kokainës, është dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, duke ua dhënë shoferëve të autobusëve që bëjnë rrugën e Ballkanit. Pas mbërritjes në Shqipëri, sërish investohen në prona të patundshme në zonat bregdetare.
Sigal