Një sajë të një operacioni të gjerë në Itali kundër terrorizmit është bërë i mundur arrestimi i 10 ka personave, ku mësohet se mes tyre 5 janë shqiptarë.
Burime nga policia italiane bëjnë të ditur se operacioni është shtrirë në krahinat e Milanos, Bergamo, Grosseto dhe në një qytet në Shqipëri.
Mësohet se nga 10 personat e rënë në pranga, 4 prej tyre janë nga Italia, 5 janë shqiptarë dhe një shtetas kanadez. Personat e arrestuar akuzohen për bashkëpunim me organizatat terroristet, ndërsa policia vijon hetimet për më shumë informacion rreth aktivitetit të tyre.