Ishte shpallur e zhdukur, gjendet e vde’kur gruaja shqiptare në Itali

118
Sigal

Trupi i pajetë i një gruaje 59-vjeçare nga Shqipëria është gjendur ditën e sotme në zonën e Marina di Massa në Milano të Italisë.

Më herët ishte bërë një denoncim në polici, ku ajo ishte shpallur e humbur.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare u gjet nga një burrë i cili po ecte në plazh dhe që më pas ka njoftuar autoritetet se kishte parë një trup të pajetë në det.

Sipas mediave italiane ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterit të Marinës për të nxjerrë trupin e 59-vjeçares, ndërsa autoritetet po hetojnë ende mbi shkaqet e vdekjes dhe zbardhjen e ngjarjes.