Ishin kthyer në makthin e lokaleve, arrestohen dy të rinjtë në Durrës. Kishin kryer 14 vjedhje

435
Sigal

2 të rinj janë arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit pasi kishin kryer një seri vjedhjesh në disa lokale të qytetit.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, persona në kërkim apo me precedentë penalë, më qëllim rritjen e  sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë goditur grupin që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Geri Metaj 19 jeç, banues në Durrës;
  • M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin,  kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto  të dokumentuara me prova shkencore:

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

Më datë 15.11.2018 në  lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 15.11.2018,  në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se   kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases  A.L.

Më datë 06.10.2018,  në lagjen  Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur  dyqanin në pronësi të  shtetasit T. K.

Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj  dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje  dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

Më datë 28.10.2018,  në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.

Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13  Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.

Më datë 04.11.2018,  në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit  S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme.

Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se  kanë  vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit  I.E.

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur   me thyerje banesën e shtetasit A.E.

Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur  me thyerje dyqanin e  rrobave në pronësi të shtetasit  I. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale

” Vjedhja në bashkëpunim”  parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara janë arrestuar edhe shtetasit e mëposhtëm:

  • Leonard Tusha 32 vjeç, banues në Durrës;
  • Darison Llukaj 19 vjeç, banues në Durrës.

Policia gjatë kontrollit  në mjetin e Leonard Tusha gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale  një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, të shtetasit Darison Llukaj  Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale

” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike “në ngarkim të shtetasit L.Tusha dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ” në ngarkim të shtetasit D.Llukaj.