“Pashë tre veta t’më vrisnin burrin”…por në burg është vetëm një person!

390
Prokuroria e Durrësit pushoi çështjen për një nga dy autorët e akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.
Tre muaj pas ngjarjes, organi i akuzës la të lirë Kostandin Ekonomin, njërin prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen me mjete prerëse të 60-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 prillit në dyqanin e tij. 
Ndërsa në burg ka mbetur Kujtim Ekonomi. Lirimi i një prej dy vëllezërve ka sjellë reagimin e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapit, dëshmitarja e vetme në vendngjarje. 
Në mënyrë të vazhdueshme – tha Arapi – është provuar nga pamjet filmike se në vrasjen e bashkëshortit të saj ishin të dy vëllezërit Ekonomi dhe dhëndri i tyre Jurgeni, por në burg tani ka mbetur vetëm një nga tre autorët. Shkak për krimin e rëndë u bë qiraja mujore prej 13 mijë lekësh për tubin e aspirimit.
Sigal