I zhdukur prej dy ditësh, 32-vjeçari dyshohet se është mbytur në liqenin e Banjës

29
Sigal

Një 32-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur prej dy ditësh, dyshohet se është mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Bëhet fjalë për shtetasin I.Brahimi nga fshati Pishaj, i cili punonte si bari. Dyshimet janë ngritur pasi familjarët e tij kanë gjetur buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret, sende e tij personale, më konkretisht paketën e cigareve, që i përkiste 32-vjaçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës për të gjetur trupin e të riut.