I riu në Vlorë vetëhelmohet me fotoksinë

106
Sigal

Një i ri nga Vlora ka humbur jetën pas konsumimit të fotoksinës.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit, shtuan të njëjtat burime.