Vlorë, falsifikonte euro, arrestohet 30-vjeçari

435
Policia e Vlorës sekuestroi sot 3040 euro të falsifikuara dhe kapi në flagrancë prodhuesin dhe shitësin e tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi Nanx Nanxa, 30 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.
Gjatë një hetimi 1-mujor, policia arriti të dokumentonte veprën kriminale të këtij shtetasi, të cilit në momentin e arrestimit, iu gjetën: 56 kartmonedha 50 Euro (me të njëjtin numër serie) 12-karmonedha 20-euro (me të njëjtin numër serie), të gjitha të falsifikuara.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan: 10-Libreza Kontrata Huaje Gjallica Sh.P.K, të pa plotësuara, 1-aparat Printer-Skaner-Fotokopje e tipit HP, i cili shërbente për prodhimin e monedhave të falsifikuara.
Sigal